Korçë, kontrabandë pesticidesh e cigaresh, arrestohen dy persona e procedohet një tjetër

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për kontrabandë mallrash.

Ndërkohë, sekuestrohet një sasi pesticidesh pa dokumentacion dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale.

“Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. B., 51 vjeç, banues në Pogradec” – njofton policia.

Policia, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Plasë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit A. Xh., gjetën një sasi pesticidesh me etiketa në gjuhë të huaja, të dyshuar kontrabandë.

Këtë sasi 34-vjeçari A. XH. ia kishte marrë shtetasit me iniciale A. B.

Gjithashtu në banesën e shtetasit A.Xh., iu gjet një tjetër sasi e konsiderueshme pesticidesh e dyshuar kontrabandë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, si edhe më pas në banesë iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me paketa cigaresh të markave të ndryshme, të dyshuara si kontrabandë.

SHKARKO APP