Korçë, makina përplas këmbësorin, shoqërohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Bulevardit Gjergj Kastrioti.

Një automjet ka aksidentuar 1 këmbësor, i cili është dërguar me urgjencë në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti ka qenë duke ardhur nga zona e stadiumit kur i ka prerë rrugën këmbësori i cili ka tentuar të kalojë rrugën në një zonë ku nuk ka shenja këmbësorësh.

Dyshohet se ai ka kaluar mes dy mjeteve të parkuara çka kufizuar pamjen drejtuesit të mjetit për shmangien e përplasjes.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen procedurat e zakonshme.

Ora News - Korçë, makina përplas këmbësorin, shoqërohet me urgjencë në spital

SHKARKO APP