Korçë/ Përplaset kamioni, 23-vjeçari në gjendje kome
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin Lozhan- Mesmal. Aksidenti ka ndodhur para pak minutash.
Mjeti i ngarkuar me lëndë drusore drejtohej nga 23 vjeçari, Niko Hysollari. “BalkanWeb” ka mësuar se 23-vjeçari, që mbeti i plagosur po transportohet drejt spitalit të Korçës, i cili raportohet të jetë në gjendje kome.
Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

