Korçë, polici aksidenton me makinë fëmijën 12 vjeç që po lëvizte me biçikletë
Një fëmijë 12 vjeç mbeti i plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec.
Shtetasi Dritan Lilollari, efektiv i policisë së komisaritit të Maliqit, duke drejtuar mjetin tip “Opel” dyshohet se është përplasur me një biçikletë që lëviste 12 vjeçari.
I mituri ndodhet në repartin e Reanimacionit në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Burimet bëjnë me dije se është në gjendje të rëndë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në Komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.