Korçë, policia parandalon një vrasje, prangoset autori

Policia e Korçës ka parandaluar një vrasje paraditen e të enjtes, duke arrestuar 27-vjeçarin Roland Adri, nga fshati Podgorie.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 të mëngjesit, ku pas një konflikti të çastit, Adri ka qëlluar me pushkë drejt shtetasit me iniciale E. D, 29 vjeç. Fatmirësisht, personi nuk është dëmtuar.   Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka arrestuar 27-vjeçarin. Pas kontrollit, në banesën e tij ka gjetur dhe sekuestruar pushkën, model 63, me 11 fishekë brenda. Gjithashtu u sekuestruan në vendin e ngjarjes një gëzhojë dhe 1 predhë municioni luftarak. Mbi 29-vjeçarin rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

 

SHKARKO APP