Korçë, policia prangos hajdutët e banesave, ja emrat

Policia e Korçës bën publik emrat e dy përosonave të arrestuar për vejdhje banesash në Devoll. Policia i ka ndaluar këta  dy shtetas, si autorë të dyshuar të vjedhjes së dy banesave në fshatin Bitinckë.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasve: Gjergji Spaho, 25 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe Vangjel Fezo, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Bitinckë.

Ndalimi i tyre u bë pasi, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të jenë autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në fshatin Bitinckë-Devoll, më datë 16.02.2018 në banesën e shtetasit Y.M, si edhe më datë 13.03.2018 në banesën e shtetasit V.A, ku janë vjedhur dy televizorë plazma si edhe orendi shtëpiake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?