Korçë, “Prita” e policisë çon katër trafikantë në pranga

Katër persona përfunduan në prangat e policisë,  gjatë operacionit antidrogë “Prita”, operacion që u mbyll me sukses në Korçë.

Nga ky operacion, policia tha se u sekuestruan 880 kg kanabis sativa.

Lënda narkotike ishte e ambalazhuar në 30 thasë dhe u zbulua në afërsi të fshatit Dushar të Maliqit, ku edhe ishte gati për transport.

Për trafikun e lëndës narkotike, u arrestuan si autorë shtetasit: Mario Voda, Skënder Nakoleci, Bledar Emini, Marsel Bakollari, të katër banues të zonës.

Bimët  narkotike u gjetën në 30 thasë dhe u asgjësuan me djegie.

SHKARKO APP