Korçë, transportuan emigrantë të paligjshëm, prangosen 4 persona

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri” ku policia ka goditur një rast i veprimtarisë kriminale në dhënie e ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vihen në pranga 4 shtetas të cilët po transportonin 7 emigrantë të paligjshëm, njëri prej të cilëve gjatë ndjekjes nga policia nuk iu bind urdhrit të punonjësve për të ndaluar.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: M.Ç., 19 vjeç; Ç. B., 25 vjeç; M. L., 22 vjeç dhe F. Q., 27 vjeç, banues në Durrës.” – njofton policia.

Dy mjete po transportonin emigrantë të paligjshëm nga Devolli në drejtim të Tiranës.

Mjeti tip “BMË”, me drejtues shtetasin M. L., brenda të cilit ndodheshin edhe shtetasit Ç. B., dhe F. Q., si dhe mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M.Ç., brenda të cilit ndodheshin 7 emigrantë të paligjshëm, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte por ky i fundit nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe është larguar me shpejtësi.

Ai në fshatin Blacë, Pogradec, është përplasur me një mjet tip furgon duke shkaktuar dëme materiale.

Shtetasi F. Q., duke qenë në rolin e organizatorit të këtij aktiviteti kriminal, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, kundrejt fitimit prej 300 euro për person, iu kishin premtuar emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

SHKARKO APP