Koreja e Veriut do dërgojë atletët dhe një delegacion të nivelit të lartë në Lojërat Olimpike Dimërore
Koreja e Veriut ka rënë dakord të dërgojë një delegacion në Olimpiadën Dimërore të muajit të ardhshëm në Korenë e Jugut, përparimi i parë i dukshëm i dalë nga një takim ballë për ballë mes zyrtarëve të dy shteteve. Gjatë bisedimeve, të mbajtura në fshatin kufitar Panmunjom, “fshatin e armëpushimit”, negociatorët e Koresë së Veriut ranë dakord të dërgonin një delegacion të nivelit të lartë që do të përfshijë atletë, një grupim tifozësh, një trupë arti, një grup vizitorësh, një ekip demonstrues tw Taekwondos dhe një trupë shtypi, zëdhënësi i Ministrisë së Bashkimit të Koresë së Jugut Chun Hae-sung u tha gazetarëve në Seul.
Seuli gjithashtu propozoi që të dy vendet të zhvillojnë bisedime ushtarake për të parandaluar ndonjë konflikt të rastësishëm, deklaroi Ministria e Bashkimit të Koresë së Jugut. “Ne shprehëm nevojën për të rifilluar në mënyrë të menjëhershme dialogun për zgjidhjen e paqes, duke përfshirë denuklearizimin dhe bazuar në respektin e ndërsjellë (të dy Koreve) të bashkëpunojmë për të ndaluar aktivitetet që mund të rrisin tensionet në gadishullin Korean”, tha Chun.
Tensionet në Gadishullin Korean u përshkallëzuan vitin e kaluar me shkaktar udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili arriti përparime të rëndësishme në teknologjitë bërthamore dhe në rraketat me rreze të gjatë veprimi.
Gjatë bisedimeve të martën, negociatorët e Koresë së Jugut gjithashtu përmenden organizimin e ribashkimeve për familjet e ndara gjatë Luftës së Koresë – luftë e cila është teknikisht ende në vazhdim, pasi nuk është nënshkruar asnjë traktat formal i paqes.
Analistët nuk janë shumë optimist nga bisedimet. “Mendoj se eksperienca dikton që ne të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me këto bisedime”, tha Evans Revere, një ish-diplomat amerikan në Korenë e Jugut. “Ne kemi qenë në këtë situatë edhe më herët… në pothuajse çdo rast, ne kemi përfunduar të zhgënjyer.”
Në fjalimin e tij vjetor të Vitit të Ri javën e kaluar,Kim shfaqet duke zgjatur një ofertë paqeje ndaj homologut të tij të Koresë së Jugut, Moon Jae-in. Udhëheqësi i ri tha se ishte i gatshëm të dërgonte një delegacion në lojërat dimërore që do zhvillohen në qytetin turistik dimëror të Pyeongchang në shkurt. Kim i quajti lojrat një “ngjarje të mbarë” dhe tha se vendi i tij “dëshironte seriozisht” që ngjarja të jetë e sukseshme.
Ky fjalim nxiti ngjarjet që çuan në takimin e nivelit të lartë të së martës, që po zhvillohet në Shtëpinë e Paqes në Zonën e Përbashkët të Sigurisë të Panmunjom. Panmunjom është pjesa e vetme e zonës së çmilitarizuar prej 250 kilometrash, ku ushtarët e Veriut dhe të Koresë së Jugut qëndrojnë ballë për ballë. /CNN/
KOHA JONË SONDAZH

