Koronavirusi, 4 deputetët socialistë aplikojnë për të shërbyer si mjekë
4 deputetë të Partisë Socialistë kanë aplikuar për të shërbyer si mjekë në këtë periudhë të vështirë që po kalon Shqipëria në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.
Mësohet se deputetet janë Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho.
Ditën e djeshme Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe profesionistëve të shkencave mjekësore të bashkohen për të ndihmuar shqiptarët në këtë situatë të jashtëzakonshme.
“I bëj thirrje të gjithë atyre që duan të bashkohen për të ndihmuar të aplikojnë në portalin ‘Mjekë për Shqipërinë’ dhe ‘Infermierë për Shqipërinë’ për t’ju bashkuar ekipeve tona të shëndetësisë përgjatë kësaj kohe të vështirë për të gjithë ne” tha Manastirliu gjatë fjalës së saj. TCH