Koronavirusi/ Anulohen të gjitha aktivitetet kulturore, ministrja Margariti: 5 mënyra si të mbroni familjen

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, reagon pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, duke bërë publike dhe masat e qeverisë lidhur me aktivitetet kulturore.

Ministrja njofton në “Facebook” se do të anulohen të gjitha aktivitetet kulturore, që parashikojnë mbledhjen në salla të mbyllura të një numri të madh spektatorësh, si koncerte, shfaqje teatrale, opera apo balet.

Mesazhi i ministres:

❗️Pas identifikimit të dy rasteve të para të koronavirusit, në Shqipëri, Qeveria ka vënë në lëvizje masat e planifikuara, sipas protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

❗️Në kuadrin e këtyre masave, të gjitha aktivitetet kulturore, që parashikojnë mbledhjen në salla të mbyllura të një numri të madh spektatorësh, si koncerte, shfaqje teatrale, opera apo balet, do të anulohen. Do të monitorohen të gjitha institucionet dhe do të merren të gjitha masat për të mos krijuar grumbullime njerëzish, si në salla muzesh, ekspozita etj.

?Të ruajmë qetësinë, shëndetin tonë dhe të të arfërmve, duke respektuar dhe ndjekur të gjitha këshillat, që jep OBSH, nëpërmjet Ministrisë sonë të Shëndetësisë.

?Po ndajmë me ju 5 mënyra për të mbrojtur familjen nga COVID-19:

▪️Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

▪️Mbuloni hundën dhe gojën gjatë kollitjes dhe teshtitjes.

▪️Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh me ujë të ngrohtë dhe sapun.

▪️Mbani distancë nga njerëzit që kolliten apo teshtijnë.

▪️Lexoni të gjithë informacionet zyrtare lidhur me COVID-19.

SHKARKO APP