Koronavirusi, Bardhi i kthehet Ramës: Hiq dorë nga komplekset, e nis zbatimin e propozimeve të PD-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me propozimet e opozitës për të përballuar situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në Shqipëri.

Përmes rrjeteve sociale, Bardhi deklaron se nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i pa përgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në tëitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD-ja.

E nisur nga kjo, Bardhi përsërit thirrjen e Bashës, që Rama të heqë dorë nga komplekset e tij dhe të nisë zbatimin e propozimeve të selisë blu.

Reagimi i Gazment Bardhit: Edhe na kopjon, edhe na sulmon! Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në tëitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD.

Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi. Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin.

Prandaj pa humbur më kohë nga komplekset, fillo zbatimin e tyre një orë e më parë. Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar”.

Më herët kryeministri Edi Rama shkroi në Twitter, “MIRË VIRUSI E MIRË GJITHË KY MAL ME HALLE MBI KOKËN E POPULLIT, PO S’TË LE AS 7X7=42-shi ME MASAT FANTASTIKE QË I PËRSËRIT DUKE FOLUR NË GJUMË! FLI O XHAN FLI SE TË ERDHI DITA PO PAS DUARVE LAJ EDHE SYTË QË TA KUPTOSH SE JE ZGJUAR E MOS I TREGOSH MILETIT SI DUKET VIRUSI NGA HËNA!”.

SHKARKO APP