Koronavirusi, Biblioteka Kombëtare mbyll dyert deri më 3 prill

Biblioteka Kombëtare ka mbyllur dyert për të gjithë lexuesit që shfrytëzojnë ambientet e saj deri në datë 3 prill, në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit.

Në zbatim të masave paraprake të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e COVID 19 në Shqipëri, renditet edhe:

“Anulohen grumbullimet masive, aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, dëgjesa publike deri më datë 3 prill 2020.”

Sa më lart, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur për lexuesit dhe anulon veprimtaritë e kalendarit kulturor nga data 10 mars deri më datë 3 prill 2020.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!“, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP