Koronavirusi/ Flet drejtori i dorëhequr i Spitalit të Kavajës

Pas dorëheqjes nga detyra e drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu ka folur për ‘News24’, ndërsa ka dhënë detaje lidhur me vendimin e tij.

Teksa ka bërë të ditur se mes tij dhe kreut të Bashkisë së Kavajës Redjan Krali ka pasur një debat, Përparim Daiu tha se deri më tani nuk është marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës në këtë spital në rast se shfaqet koronavirusi.

Daiu pohoi për gazetarin Kelment Baçi se për çështjen e karantinës ai ka dhënë mendimin e tij.

“Nuk kemi marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës në spitalin tonë. Nuk ka vend për panik për aq kohë sa asgjë nuk është vendosur.”, tha ai.

Daiu ka pranuar së në spitalin e Kavajës janë kryer disa punime, si lyerje fasade dhe vendosje dushesh por kjo ishte e parashikuar shumë më herët, përpara se diskutimet për karantinën.

Sipas gazetarit të News 24, përpara 3 muajsh Daiu kishte dhënë dorëheqjen por nuk ju pranua nga Ministria.

SHKARKO APP