Koronavirusi/ Flet mjeku Tritan Kalo: Nuk ka arsye për alarm në Shqipëri, po izolohet në vatër
Mjeku infeksionit Tritan Kalo, i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24 ka thënë se nuk ka arsye për Shqipërinë të alarmohet nga koronavirusi.
Kalo shprehet se e ka vënë re tendencën për ta izoluar këtë virus në vatër, pra në Ëuhan dhe në Kinë duke anuluar udhëtimet. Në këtë mënyrë koronavirusi nuk mund të përhapet.
”Nuk ka asnjë arsye që të ketë alarm në Shqipëri. Organizata botërore e shëndetit ka shpallur emergjencën sepse është virus i ri dhe përpjekjet bëhen për ta izoluar në vatër. 117 raste janë izoluar jashtë Kinës por tendenca është duke izoluar udhëtimet. Shumë vende e kanë bërë.
Për shkak të lëvizjes së popullatave, bota quhet një fshat i madh dhe me një avion SARS-i me një avion shkonte në Hong Kong, Australi dhe pas 12 orësh në Europë.
Duhet të izolohet brenda vatrës, dhe që mos përhapet.”- tha Tritan Kalo.