Koronavirusi gjunjëzon Italinë: Në 24 orë ka marrë 793 jetë, ka infektuar 6557 njerëz
Aktualitet Bota E Shtunë, 21 Mars 2020 17:37
Italia po pëson humbje të madhe njerëzore për shkak të COVID-19, i cili tashmë i ka marrë më shumë jetë sesa në Kinë.
Ministria e Shëndetësisë në Itali njoftoi para pak minutash se 24 orët e fundit u regjistruan 6557 të prekur nga koronavirusi, kurse humbën jetën 793 njerëz.
Të dhënat tregojnë se ka shkuar në 53578 numri i përgjithshëm i personave të prekur.
Ndërsa ka arritur në 4825 shifra totale e të vdekurve.