Koronavirusi godet bujqësinë, fermerët në Korçë mbyllen në shtëpi

Situata me koronavirusin, tashmë ka dhënë efekte ne ekonomi e kjo pritet të reflektohet edhe ne sektorin bujqësor.

Karantinimi,  jo vetëm ka sjell uljen e kërkesës në treg duke lënë produktet pa shitur, po shume fermerë kanë lënë edhe punën duke u mbyllur në familje.

Ora News vëzhgoi sot fshatin Polenë të Korçës, një fshat i cili jeton kryesisht me bujqësi dhe pemëtari.

Banorët kanë zgjedhur të mos dalin nga shtëpitë apo në tokat e tyre edhe pse në fshatra patrullimet e policisë janë më të pakta sesa në qytet.

Nëse në qytet përgjatë ditës konstaton grupe të rinjsh në brendësi të lagjeve, në fshatra nuk gjen të rinj të grumbulluar në sheshet kryesore.

Korça si qytet shënon 12 raste të konfirmuara me Covid-19 ndërsa në Pogradec, Devoll, Kolonjë e Pustec nuk ka asnjë rast të shënuar deri më tani me Covid-19.

SHKARKO APP