Koronavirusi godet dhe prodhimet bujqësore, fermerët kërkojnë vlerësimin e dëmeve nga shteti

Koronavirusi ka patur ndikim negativ dhe tek prodhuesit e perimeve dhe zarzavateve.

Fermerët shprehen se kufizimi i orareve të qarkullimit dhe aktivitetit të bizneseve ka bërë që një sasi e madhe e produkteve të mbesin pa shitur.

“Na ka mbetur gjithë malli pa shitur. U bë njëfarë orari që njerëzit nuk e kapin dot”.

Malli është ende në kamion pasi tregjet nuk marrin më me shumicë ndërsa restorantet janë mbyllur.

“Janë mbyllur dyqanet edhe restorantet dhe malli detyrimisht nuk ka si të shitet.”

Shqetësim për ta është dhe çmimi që nuk e justifikon punën që bëjnë gjatë kësaj periudhe.

“Çmimet janë shumë të ulëta.”

Duke mos e ditur se sa do të zgjasë kjo periudhë ato kanë frikë të mbjellin fidanë të rinj.

“Sepse nuk jemi të sigurt nuk dimë ku ta çojmë.”

Në kushtet e fatkeqësisë natyrore, ata kërkojnë nga shteti vlerësimin e dëmit në mënyrë që të rimëkëmben sapo kjo situatë të kalojë.

/Ora News

 

SHKARKO APP