Koronavirusi, Haki Çako: Po, kjo është emergjencë civile, por rezervat janë të plota

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako i ftuar në emisionin “Top Story” në News 24, deklaroi se koronavirusi është një emergjencë civile që i bashkëngjitetet asaj shëndetësore.

“Është një emergjencë civile e karakterit të emergjencave shëndetësore, parashikuar në ligjin 45 për Mbojtjen Civile, ndaj edhe e gjithë qeveria është vënë në lëvizje, bashke me të gjitha strukturat e shtetit, të cilat zbatojnë masat e marra nga Task Forca. Kjo është një pandemi e pa ndodhur më parë, janë në alert gjithë vendet e botës. Ne me të gjitha strukturat jemi të angazhuara për zbatimin e masave për t’ju ardhur në ndihmë gjithë qytetarëve”,- tha Çako.

Ai tha ndër të tjera se nga ana e rezervave nuk ka vend për panik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse mbyllen importet, gjë që nuk besoj që ndodh pasi jemi pjesë e një tregu të lirë, rezervat janë të plota, nuk do të mund të kushtëzohen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?