Koronavirusi “hyn” edhe në Biblotekën Kombëtare, infektohen tre punonjëse

Koronavirusi ka hyrë edhe në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, ku së fundmi janë konfirmuar pozitivë tre punonjës të saj.

Punonjësit kanë shfaqur simptoma prej ditësh, por vetëm sot e kanë marrë përgjigjen e tamponit. Rasti i parë i infeksionit është një punonjëse e Biblotekës së Vjetër pranë lulishtes “1 Maji”.

Më pas punonjësja ka infektuar kolegët e saj. Ende nuk dihet nëse institucioni do të mbyllet, apo do të karantinohen punonjësit e tjerë.

Më vonë mësohet se do të bëhet edhe dizinfektimi i ambienteve të Biblotekës.

 

SHKARKO APP