Koronavirusi i merr jetën 10 vjeçarit nga Elbasani

Një fëmijë 10 vjecar nga qyteti i Elbasanit ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

I mituri ishte dërguar në Greqi ku po merrte trajtim për sëmundjen, por nuk ka arritur ti mbijetojë virusit. Mësohet se 10 vjecari kishte sëmundje bashkëshoqëruese, cka i kanë komplikuar gjendjen shëndetësore. Vogëlushi është identifikuar me inicialet J.J dhe ka humbur jetën në një spital në Athinë, raporton fax web.

10-vjecari është fëmija i dytë shqiptar që humb jetën si pasojë e koronavirusit ndërsa disa kohë më parë, ndërroi jetë edhe një foshnje 16 muajshe në pediatri në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?