Koronavirusi i merr jetën 28-vjeçarit në Angli, miqtë kërkojnë ndihmë që trupi i tij të prehet në Elbasan
Koronavirusi i ka marrë jetën një djali të ri nga Elbasani, i vili jetonte prej vitesh në Angli. Viktima është Sidorel Myzeqari, 28-vjeçari nga fshati Lumas i Elbasanit.
Miqtë dhe të afërmit e tij që kanë postuar në rrjetet sociale thonë se i riu ndërroi jetë më 21/10/21 për shkak të infektimit me Covid 19.
Ata kanë bërë thirrje për ndihmë për të mbledhur fonde që trupi i pajetë i të riut të prehet në qytetin e tij të lindjes.
“Te dashur bashkeatdhetare ju lutem ndihmoni, ne kemi krijuar këtë mbledhje fondesh për mikun tonë të dashur, i cili ishte një djalë dhe vëlla i dashur, i cili u mor aq shpejt nga ne.
Sidoreli ndërroi jetë mbrëmë pasi vuajti nga Covid 19 , ky virus i tmerrshëm tani ka marrë një jetë tjetër.
Ne kërkojmë ndihmën tuaj për të ndihmuar familjen e tij që ta kthejmë atë në shtëpi në Shqipëri ku mund të prehet në qytetin e tij të lindjes.
Ky është një shpenzim i cili është tepër i vështirë për tu financuar, nëse keni një moment të lirë ju lutemi ta ndihmojmë familjen e tij per te mbuluar riatdhesimin e Sidorelit dhe kostot e funeralit”, shkruhet në gofundme.