Koronavirusi i merr jetën 28-vjeçarit, postimi prekës i kolegëve
Një djalë i ri, vetëm 28-vjeç është bërë viktima e radhës e koronavirusit në vend.
Mësohet se ai quhet Anton Çuni. Lajmin e bën me dije në Facebook, OSHEE e Shkodrës, e cila ka publikuar dhe foton e të riut.
Antoni punonte elektriçisti dhe nuk i ka bërë dot ballë betejës me virusin e rrezikshëm.
Postimi në rrjetet sociale nga OSHEE Rajoni Shkodër
Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve ? U prehtë në paqe?