Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në vend

Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë. Mësohet se ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 mjeku anestezist e reanimatori Aleksander Hoxha. Lajmin e ka dhënë ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Shehu teksa i jep lamtumirën kolegut të tij, shkruan se Prof As, Dr. Aleksandër Hoxha ishte një nga anestezistët, pedagogët, lektorët, me të spikatur të vendit tonë.

Mesazhi i Tritan Shehut
Lamtumire koleg e mik i dashur, Prof As, Dr. Aleksander Hoxha!

Leka i mire, i afte, i ditur, Anestezis-Reanimatori i pa përtuar, njeriu njerëzor e i kulturuar na la mbrëmë mbas një “lufte” te gjate me ketë “virus te egër”, ne një terren shëndetësor te tij krejt te “pa barabarte”!
Leka, i cili qe ne rini te “njome” provoi mbi kurriz te gjithë cinizmin e atij regjimi, arriti me tej te behet një nga anestezistet, pedagoget, lektoret, me te spikatur te vendit tone, një nga koleget e bashkëpunëtoret me te vlefshëm për te gjithë ne, edhe për mua.
Humbja e tij tashme është një humbje e rende, e dhimbshme për familjen, koleget, miqtë, studentet e shumte, pacientet e pa numër, Shoqatën tone te Anestezi-Terapi Intensive, panelet shkencore e profesionale shqiptare e ndërkombëtare, ku ai paraqiste e diskutonte plot seriozitet, kompetence e qartësi, për këdo qe e ka njohur e pa dyshim e ka vlerësuar.
Ngushëllimet me te sinqerta se pari familjes e me tej te gjithëve, qe kane pasur mundësinë te qëndrojnë, ta dëgjojnë, punojnë me atë, apo te ndjejnë ndihmën e tij, kujtdo qe sot e kujton!
Ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç ai ishte, këmbëngulës për arritjet, i thelle ne mendim, i sinqerte ne marrëdhëniet, gjithmonë i qeshur e optimist, edhe ne momente shume te vështira!

SHKARKO APP