Koronavirusi, ISHP: Bashkia e Gjirokastrës nuk dezinfekton shkollat

Drejtuesi i Institutit të Shëndetit Publik në Gjirokastër, Edi Sinoimeri ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkisë së Gjirokastrës, e cila drejtohet nga Flamur Golemi, për shkak se sipas drejtuesit të ISHP në këtë Bashki ka munguar dezinfektimi i shkollave që është  detyrë e Bashkisë.

“Nuk ka parë gjatë inspektimit  dhe monitorimeve, që të ketë ndonjë dezinfektim  të institucioneve shkollore, dhe këtë e kam pasur shqetësim të madh.  Unë nuk e di dhe nuk më rezulton të di nga njësit vendore, apo të shikoj ndonjë dizinfektim. Dy herë në javë duhet të bëhët dizinfektim të institucioneve shkollore”, shprehet drejtuesi i ISHP-së Gjirokastër,  Edi Sinoimeri.

Por Bashkia e Gjirokastrës thotë se shkollat janë dezinfektuar.

Problematikë për ditën e sotme ka qenë numri i madh i mësuesve, të cilët një pjesë e madhe kanë rezultuar pozitiv ,por një pjesë e tyre kanë bërë tamponin dhe për këtë arsye ata nuk mund të jenë pjesë e procesit mësimor.  Janë 11 mesues dhe të mungojnë këta mësuese është pak problematike  sepse e kemi të pamundur , qoftë edhe me ato oraret provizore. Kemi menduar që me zyrën e punës, të përfshijmë praktikantë  dhe kemi menduar që këtë kategori ta mbajmë në dispozicion të atyre drejtorive të cilat ju duhen mësues për të realizuar procesin mësimor”, shprehet  Albana Hasanaj

Duket sikur neglizhenca me respektimin e masave nga vetë institucionet kanë çaur gati në kolaps shkollat me mësues e nxënës të infektuar me koronavirus, dhe  alarmin e ka dhënë Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale në Gjirokastër Albana Hasanaj, e cila thotë se për shkak të mungesës së mësuesve kanë futur në punë praktikatë.

Për shifra të larta në Gjirokastër ka folur edhe prefekti Oldise Kote ndërsa thotë se gjatë muajt tetor ka pasur 96 raste të reja me Codiv-19, 187 të karantinuar  9 nxenës dhe 8 mesues të infektuar, si dhe 52 nxenës dhe 32 mësues të karantinuar. Prefekti apeluar ndaj të gjitha institucioneve që të respektojnë me përpikmëri masat.

SHKARKO APP