Koronavirusi, ISHP: Është rritur numri i mostrave

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive të ISHP, Silva Bino në një konerencë për shtyp tha se deri më tani në vendin tonë nuk ka raste të konfirmuara. Ajo theksoi se po zgjerohet harta e personave që do të testohet. ”60% e rasteve janë nga Tirana, kryesisht ka raste nga Vlora, Fieri, Durrësi dhe nga rrethe të tjera. Kjo është vetëm një pjesë e atyre që janë tesuar, pjesa tjetër janë shëruar. Shpeshsherë quhet rasti i dyshuar, ne fillojmë hetimin për to në bazë të dyshimeve. Ne vazhdojmë ti kemi kapacitetitet tona në laboratorin e QSUT, kemi të gjitha mjetet e nevojshme. Kemi rritur numrin e mostrave kemi marrë edhe dy të tjera për të rritur sigurinë dhe besueshmërinë e popullatës”.

Ajo shton se jemi në një periudhë të sezonit të gripit por në një trend në ulje. “Ne jemi në periudhë sezoni të gripit, kemi një trend në ulje. Në lidhje me covid-19 kemi të njëjtat sisteme sic përdorim me gripin sepse janë të njëjtat. Por vazhdojmë të jemi në sezonin e gripit. Njerëzit nuk duhet të grumbullohen nëpër spitale sepse bëhesh burim i infeksionit. Duhet të besojmë te mjeku i familjes”.

E pyetur më tej se sa persona janë të izoluar në shtëpi, ajo shton “Ne kemi këshilluar të gjithë personat të cilët kanë ardhur nga Italia apo vendet e prekura, të mos lëvizin nga shtëpia dhe nëse ju shfaqen shenjat e para janë drejtuar dhe ju është marrë monstra. Ne nuk rekomandojmë që çdo njeri të mbaj maskë, sepse duhet për personat që janë sëmurë. Kemi të dhëna që kjo virozë shpërndahet nëpërmjet sperklave dhe maska i parandalon. Për personat që kanë një kontakt direkt me njerëz të sëmurë apo të dyshuar duhet të përdorin maska që janë profesionale”.

SHKARKO APP