“Koronavirusi ka bllokuar turizmin në Evropë”, Klosi: Ne jemi fatlumë …
Hapet Edicioni I 7-të i panairit Ndërkomëbtar HORECA Albania 2020. Gjatëpanairit zhvillohet eventi Ndërkomëbtar i Gastronomis, i cili organizohët nga SHUM Albania. Konkurojnë shkolla të kuzhinës shqiptare dhe të huaja. Gjithashtu zhviollohet dhe Konferenca e 4-ërt e hotelierëve.
“Ne sot duhet të ishim në Berlin për një tjetër panair, u anullua nga prezenca e virusit në Evropë dhe ne akoma jemi fatlum që nuk e kemi këtë prezenc në Shqipëri edhe unë shpresoj shumë që ne tja dalim dhe të ruhemi tamam ashtu siç duhet dhe turizmi shqiptar të shpëtoj nga një bllokim thuajse i plotë që ka përfshirë këtë biznes në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Edhe jam këtu realisht I surprizuar dhe e ndaj këtë surprizë edhe me bizneset e tjerë që marrin pjesë në këtë panair pasi realisht ne do të duhemi gjithnjë e më shumë të organizohemi”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Aktualisht Ministria e Turizmit po zhvillon një tur në të gjitha rrethet e vendit, ku përmes priocesit të certifikimit të kategorizimit po përgatit dhe data baze elektronik të njësive akomoduese në Shqipëri. Duke synuar lehtësira fiskale përmes formalizimit të këtij tregu. Turizmi është në shpërthimet e veta në vendin tonë dhe industria e këtij sektori premton shumë.
“Ne jemi krijuar si destinacion turistik por ne kemi të bëjmë me konkurencën, të rrisim fitimin të rrisim të ardhurat të rrisim punësimin, të rrisim forcën e këtij sektori dhe ne ndër vite kemi punuar për arsimin profesional, edukimin profesional dhe shumë mirë që edhe pse si ky panairi janë futur kurset e kualifikimit, pasi në qofëse kemi një nevojë të vërtet në Shqipëri është të mendojmë për një industri që siç e thash do të disa fishohet dhe do të kërkojë shumë më tepër punonjës të kualifikuar, shumë më tepër profesionist, njerëz që dinë ta bëjnë këtë punë me cilësi dhe standard”-tha Ministri Klosi. Investimet në këtë sector do të thonë më shumë punësim më shumë ekonomi për familjet shqiptare.
Fjala:
Realisht do të doja ta falenderoja Z. Strazimiri dhe gjithë kolegët që më ftuan në këtë aktivitet. Ne sot duhet të ishim në Berlin për një tjetër panair, u anullua nga prezenca e virusit në Evropë dhe ne akoma jemi fat lum që nuk e kemi këtë prezenc në Shqipëri edhe unë shpresoj shumë që ne tja dalim dhe të ruhemi tamam ashtu siç duhet dhe turizmi shqiptar të shpëtoj nga një bllokim thuajse i plotë që ka përfshirë këtë biznes në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Edhe jam këtu realisht i surprizuar dhe e ndaj këtë surprizë edhe me bizneset e tjerë që marrin pjesë në këtë panair pasi realisht ne dot ë duhemi gjithnjë e më shumë të organizohemi. Unë do të doja shumë që biznesi i turizmit në Shqipëri dhe kam folur shumë me Enverin, me Zakun me miq të tjerë që përfaësojnë turizmin në Shqipëri që ne duhet ta praqesim krejt ndryshe biznesin e tyre në Shqipëri është një biznes, i cili me krenari do ta thoj fjalën e tij, është një komunitet investitorësh privat siç janë gjithë kolegët këtu në panair, duhet të jenë krenar për punën e madhe që kanë bërë.
Duhet të jemi krenarë dhe ballë hapur sepse kemi ndërtuar më shumë një degë të re të ekonomisë, e cila po prodhon kaq shumë punësim, po prodhon kaq shumë biznes, po prodhon kaq shumë ekonomi, edhe në fund të fundit falë përjekjes së secilit nga ju që jeni në këtë panair Shqipëria sot realisht konkuron me destinacionin turistik të vërtet me vendet e rajonit dhe më gjerë se kaq. Dhe për t’ja dal për të qenë më mirë prezantuar ne na nevojitet shumë më tepër takime si ky i sotmi ku realisht industria tregon fuqinë e saj, ku realisht industria tregon më tgë mirën e saj. Ne na duhet të jemi shumë më mirë të organizuar, pra ju si komunitet i biznesit privat, pushteti local dhe institucionet qëndrore për ta promovuar këtë energji. Edhe unë them atë çfarë kam dëgjuar në fakt nga shumë njerëz që vizitojnë Shqipërinë, që realisht ju jeni të gjithë fatlumë që keni zgjedhur të merreni me biznesin e turizmit pasi është një biznes në rritje, një biznes që duket se ka marrë shumë hov në Shqipëri por që unë kam bindjen dhe këtë bindje tashmë e kam të konsoliduar që është vetëm në fazat e para të zhvillimit të tij.
Shqipëria ka shumë vend për të dyfishuar, tre fishuar katërfishuar si potencial ekonomik dhe tani të gjithë bashkë dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë komunitet, ekspozuesit në këtë panair duhet të kuptojnë që janë në një biznes të drejtë, janë në një biznes që e do kohën, janë në një biznes i cili, thash ka mundësi të disa fishohet në harkun kohor të pak viteve si Ministri e Turizmit së bashku me shoqatën e hotelierëve ne po bëjmë një regjistrim të parë të hoteleve në kuadër të kategorizimit të gjithë strukturave hoteliere. Unë vet personalisht kam qenë në disa destinacione të reja turistike që ka Shqipëria. Në çdo njërin prej tyre ka një energji të jashtëzakonshme të ndërtimeve të reja në fushën e turizmit, të hoteleve të reja, të hoteleve që ndërtohen të gjitha me standard të larta.
E gjejmë këtë energji nga Veriu në Jug e gjejmë këtë energji në Valbonë, po e gjejmë dhe në Sarandë, e gjejmë në Vlorë e gjemë në Berat, e gjejmë në Lezhë në Shkodër, e gjejnë në Durrës, Kavajë. Pra ka një energji kaq të madhe e cila ka nevojë që të jetë e grupuar të prezantohet ashtu siç duhet, të prezantohet e fuqishme, por natyrisht të marrë dhe gjithë vëmendjen e vet. Prandaj unë e vlerësoj shumë panairin, organizatorët e tij, vlerësoj shumë këtë energji dhe ju bëjë thirrje që të jeni shumë më tepër të struktuaruar dhe të organizuar sepse sfidat janë të mëdha dhe sfidat tashmë janë jo më për t’u krijua. Ne jemi krijuar si destinacion turistik por ne kemi të bëjmë me konkurencënm, të rrisim fitimin të rrisim të ardhurat të rrisim punësimin, të rrisim forcën e këtij sektori dhe ne ndër vite kemi punuar për arsimin profesional, edukimin professional dhe shumë mirë që edhe pse si ky panairi janë futur kurset e kualifikimit, pasi në qofëse kemi një nevojë të vërtet në Shqipëri është të mendojmë për një industri që siç e thash do të disa fishohet dhe do të kërkojë shumë më tepër punonjës të kualifikuar, shumë më tepër profesionist, njerëz që dinë ta bëjnë këtë punë me cilësi dhe standard.