Koronavirusi/Kreu i Emergjencave në OBSH inspekton Shqipërinë. Mengusti: Mbështetje teknike dhe me mjete të mbrojtjes
Aktualitet E Premte, 14 Shkurt 2020 20:06
Drejtori i programit të emergjencave për Ballkanin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Abebayehu Mengustu vizitoi Shqipërinë dhe pa nga afër masat e marra në vendin tonë për parandalimin e koronavirusit të ri kinez.
Referuar njoftimit zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë, Mengustu theksoi se do të vijojë mbështetja teknike dhe me mjete të mbrojtjes personale nëse do të jetë e nevojshme për Shqipërinë dhe Ballkanin.