Koronavirusi mbërthen sërish botën, Britania e Madhe vendos karantinë për udhëtarët nga Italia

Udhëtarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe nga Italia do të duhet t’i nënshtrohen një karantine dyjavore, për shkak të një ringjalljeje të epidemisë së COVID-19, njoftoi sot qeveria britanike.

“Masë, që gjithashtu ka të bëjë me Vatikanin dhe mikroshtetin e San Marinos, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të dielën dhe do të vlejë për të gjithë Britaninë e Madhe dhe jo vetëm për Anglinë”, shkroi në Twitter ministri britanik i Transportit, Grant Shapps, raporton ATSH.

“Nga ana tjetër, personat që vijnë nga Kreta në Angli nuk do të kenë më nevojë ta kryejnë këtë detyrim 14-ditor”, shtoi ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personat që nuk e respektojnë këtë karantinë dyjavore do të gjobiten me deri në 10 000 stërlina (11 000 euro), në rast të një vepre të përsëritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

BM, vendi europian më i prekur nga virusi, me më shumë se 43 000 vdekje, po përjeton një vale të dytë të COVID-19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?