Koronavirusi/ Ministria e Mbrojtjes: Kontrolle në reparte e struktura ushtarake. Po evidentohet personeli që ka udhëtuar në vendet e infektuara

Ministria e Mbrojtjes ka filluar të marrë masat lidhur me strukturat e saj për koronavirusin.

Ministrja Olta Xhaçka po bën me dije se për parandalimin e përhapjes së virusit po kontrollohet repartet dhe strukturat ushtarake si dhe po evidentohet personeli ushtarak/ civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit.

STATUSI I OLTA XHAÇKËS

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë nisur marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç kontrolleve në reparte dhe struktura ushtarake nga ekipet mjekësore, po evidentohet personeli ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?