Koronavirusi, mjeku zbulon pse shumë pacientë dalin negativë në testin e parë

Mjeku pneumolog Arjan Mezini është shprehur se kur Covid-19 kalon në mushkëri, mundësia e kapjes së tij në teste është rreth 50%.

I ftuar dje në studion e emisionit “Opinion”, Mezini tha se kur virusi kalon në mushkëri 40-50% e pacientëve dalin negativë në testin e parë.  Po ashtu ai tha se në spital kishte pasur raste të tilla, por pas insistimit të tyre, me testin e dytë apo të tretë pacientët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

“Në spitalet rajonale, doja të bëja thirrje për penumonitë atipike. Në eksperiencën time si pneumolog do të thoja se pneumonitë atipike jashtë sezonit, janë shumë të pakta në 1 vit. Duhet rishikuar dhe duhet hequr, kjo metoda që derisa del tamponi, pacienti qëndron në rrethin ku është. Për pacientët me insufiçiencë respiratore koha punon kundër tyre. Kur pacienti ka arritur në pneumonitë bilaterale, virusi replikohet në mushkëri dhe ky është shkaku që në 40 -50 përqind pacientët dalin edhe negativë në tamponin e parë. Ne kishim raste edhe në spitalin tonë, kur pacientët në tamponin e parë dolën negativë, pastaj insituam në të dytin dhe të tretin dhe dolën pozitivë. Tani edhe në Europë, nëse ne kemi në skaner një pneumoni bilaterale dhe 2  -3 indikatorë në gjak, sensitiviteti shkon 87% në krahasim me tamponin që shkon 50%”, u shpreh mjeku Arjan Mezini.

SHKARKO APP