Koronavirusi në Itali: 1402 raste të reja pozitive dhe 172 vdekje

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 172 viktima më shumë e numri total i tyre ka arritur në 30,911.

Numri i personave aktual pozitiv me koronavirus në Itali është reduktuar sot në 81,266. Ndërsa numri total i të infektuar që nga nisja e pandemisë e deri më sot është 221,216.

Numri i pacientëve të shëruar është rritur në 109,039 e në 24 orët e fundit janë 2,434 pacientë të shëruar më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në repartet e terapisë intesive numri i të sëmurëve me Covid 19 është ulur në 952.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Itali deri më sot janë kryer 2,673,655 tampone.

Sot në ditën Botërore të Infermierëve Italia regjistron 12 mijë infermierë të infektuar e 39 viktima nga Covid 19, e 4 prej të cilëve janë vetëvrarë nga gjëndja e rënduar psikologjike në përballimin e rrezikut e të infektimit nga pandemia.

COVID-9 ka shënuar në Itali dhe 162 viktima mjekë e mbi 25 mijë të infektuar në rradhët e këmishave të bardha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?