Koronavirusi në Itali, 1,423 mjekë e infermierë të infektuar

Sipas të dhënave të Insitutit Suprem të Shëndetësisë Publike, në Itali 1,423 mjekë e infermierë janë pozitivë me koronavirus në Itali. Mbi 2,000 është numri i kolegëve që kanë qënë në kontakt me ta e janë të detyruar të izolohen në karantinë.

Gjatë 24 orëve të fundit shfaqet mjaft preokupuese situata në sistemin shëndetësor në të gjithë vendin e në veçanti në procvincën e Bergamos i cili po shkon drejt kolapsit e ku janë regjistruar 72 mjekë pozitivë nga pandemia. Agjensia për mbrojtjen e shëndetit publik në këtë provincë ka apeluar kërkesën për mjekë e infermierë.

Pak ditë më parë dy mjekë në Veri të Italisë, në Veneto e Lombardi ishin viktimat e parë të pandemisë. Ndërsa sot në jug të Italisë aty ku rastet e personave të infektuar numërohen me gishta, janë regjistruar 2 mjekët e parë pozitivë nga koronavirusi në qytetin e Leçes.

Për të nderuar punënn e të gjithë mjekëve dhe infermirëve në këto ditë të vështira që po kalon vendi, me një apel në Facebook, sot në ora 12:00 u organizua një flash me një duartrokitje të gjatë dedikuar atyre nga ballkonet e dritaret e shtëpive.

SHKARKO APP