Koronavirusi në Itali/ Balla publikon foton: Nadir Buzra nga Librazhdi është në vijën e parë të frontit në Bergamo

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka publikuar foton e një infermieri shqiptar nga Librazhdi që është në vijën e parë të frontin në luftën kundër koronavirusit në Bergamo të Italisë.

Prej vitesh Buzra jeton dhe punon në Poliklinikën “San Marco” në Bergamo, ajo që cilësohet si vatra më e madhe e koronavirusit në Itali.
Taulant Balla shpreh mirënjohje për infermierin shqiptar.

STATUSI I TAULANT BALLËS

FacebookPersonazh: Nadir Buzra prej disa vitesh punon në Poliklinikën “San Marco” në Bergamo. Sot është në vijën e parë të frontit në Qendën Spitalore Bergamo, aty ku është edhe vatra më e madhe në Itali e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Infermieri nga fshati Gizavesh në Librazhd, është diplomuar për infermieri me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Infermierisë në Tiranë në vitin 2004. Mirënjohje Nadir

SHKARKO APP