Koronavirusi në Shqipëri/ 1 humbje jete dhe 549 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit sa i përket situatës me Covid19 në vend, duke bërë me dije se është shënuar një viktimë dhe 549 raste të reja.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1424 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë, në këto bashki:

279 në Tiranë, 59 në Fier, 26 në Durrës, 18 në Vlorë, 17 në Patos, nga 14 qytetarë në Vorë, Lushnje, nga 13 qytetarë në Sarandë, Berat, 11 në Kamëz, 10 në Shkodër, nga 9 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Krujë, Divjakë, Himarë, 5 në Kurbin, nga 4 qytetarë në Rrogozhinë, Përmet, nga 3 qytetarë në Shijak, Dimal, Gramsh, nga 2 qytetarë në Roskovec, Mallakastër, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë.

Janë 3,936 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 76 vjeçe.

Janë shëruar 297 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,252 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         549

Të shëruar në 24 orë       297

 

Të shtruar në spitale         23

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                 1424

Testime totale              1,854,161

Raste pozitive                 282,690

Raste të shëruara             275,252

Raste Aktive                        3,936

Humbje jete                         3,502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  2,618

Fier                       340

Vlorë                     223

Durrës                   187

Lezhë                     111

Gjirokastër             108

Shkodër                 107

Berat                      92

Elbasan                  77

Korçë                     44

Dibër                      23

Kukës                     6

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?