Koronavirusi në Shqipëri/ 1 humbje jete dhe 564 raste të reja në 24 orët e fundit

Ditën e sotme është regjistruar një viktimë në vendin tonë nga koronavirusi. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, nga 1596 testime të kryera gjatë ditës së fundit, 564 qytetarë rezultuan pozitivë, ndërsa u shëruan 232 të tjerë.

Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë, ndërkohë që janë 3,204 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 564 qytetarë, në këto bashki:

160 në Tiranë, 34 në Lushnje, 31 në Durrës, 29 në Kavajë, 27 në Vlorë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Lezhë, 20 në Shkodër, 16 në Sarandë, 13 në Fier, nga 12 qytetarë në Korçë, Devoll, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, Elbasan, 9 në Patos, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Mallakastër, Përmet, nga 5 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Himarë, Pogradec, Berat, nga 4 qytetarë në Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Delvinë, Maliq, Gramsh, nga 3 qytetarë në Dibër, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Tropojë, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Klos, Skrapar.

Janë 3,204 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 232 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,571 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            564

Të shëruar në 24 orë          232

Të shtruar në spitale            22

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     1596

Testime totale               1,941,032

Raste pozitive                  321,345

Raste të shëruara              314,571

Raste Aktive                        3,204

Humbje jete                         3,570

SHKARKO APP