Koronavirusi në Shqipëri/ 79 raste të reja në 24 orët e fundit

Asnjë humbje jete, 79 të infektuar dhe 30 të shëruar janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1240 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 15 në Fier, nga 4 qytetarë në Vlorë, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Patos, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Peqin, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, Tepelenë, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Durrës.

Janë 370 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,819 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Prill 2022)

Raste të reja ditore 79

Të shëruar në 24 orë 30

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1240

Testime totale 1,797,032

Raste pozitive 274,685

Raste të shëruara 270,819

Raste Aktive 370

Humbje jete 3,496

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 216

Fier 49

Vlorë 31

Korçë 16

Berat 14

Shkodër 13

Elbasan 11

Gjirokastër 9

Kukës 4

Durrës 4

Lezhë 3.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?