Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 37 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për 24-orët e fundit mbi situatën e Covid-19 në vend, ku nuk ka pasur asnjë humbje jete. Bëhet me dije se nga 593 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid19 ndërsa 24 persona janë shëruar në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë, në këto bashki:

18 në Tiranë, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Pogradec, Vlorë, Lushnje, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, Gjirokastër, Berat.

Janë 439 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Prill 2022)

Raste të reja ditore 37

Të shëruar në 24 orë 24

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 593

Testime totale 1,800,323

Raste pozitive 274,828

Raste të shëruara 270,893

Raste Aktive 439

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 302

Vlorë 34

Fier 32

Korçë 15

Gjirokastër 12

Berat 12

Shkodër 9

Durrës 9

Elbasan 7

Kukës 3

Lezhë 3

Dibër 1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?