Koronavirusi në Shqipëri, Presidenca ngre task-forcën e posaçme: Na kontaktoni për çdo shqetësim

Shqipëria konfirmoi dy rastet e para me koronavirus. Një 28-vjeçar shqiptar që ishte në Itali është kthyer nga Firence i infektuar, duke e kaluar virusin edhe tek babai i tij. Që të dy ata ndodhen të izoluar tek Infektivi, ndërsa po analizohen edhe kontaktet e tyre të afërme.

Si masa të marra nga qeveria rendisim mbylljen e shkollave për 2 javë, pezullimin e lundrimeve dhe fluturimeve deri më 3 prill, si edhe ndërprerjen e aktiviteteve kulturore, sportive, tubimeve, operacioneve të planifikuara.

Dhe në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke pasur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri.

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi i bën apel të gjithë qytetarëve, të cilët kanë shqetësime, dhe që nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresa dhe numrat e kontaktit pranë Presidentit.

Njoftimi i Zëdhënësit të Presidencës

Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke pasur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z. Bahri Shaqiri, me qëllim:

? Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;

? Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;

? Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:

? taskforce@president.al

Si dhe në dy numrat celularë:

?+355693435861

?+355693354269

Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??

SHKARKO APP