Koronavirusi në Shqipëri/ Vetëm 12 raste të reja, asnjë viktimë

12 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në vendin tonë nga 194 testime të kryera në 24 orë. Sot asnjë person nuk ka humbur jetën, ndërkohë që rastet aktive në rang territori janë 207. Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacientë që po trajtohen.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 194 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

6 në Fier, 3 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër. Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,879 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                12

Të shëruar në 24 orë             20

Të shtruar në spitale             0

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       194

Testime totale                   2,017,599

Raste pozitive                      332,682

Raste të shëruara                  328,879

Raste Aktive                             207

Humbje jete                              3,596

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?