Koronavirusi, nga kjo datë do të ndërpriten të gjitha fluturimet nga Rinasi

Për shkak të krizës së krijuar nga koronavirusi në vend, Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se duke nisur nga 23 marsi do të ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti i Rinasit.

Përjashtim do të bëjë vetëm kompania Air Albania e cila vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.

Aeroporti do mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo  fluturimi tjetër në kuadër të kapërcimit të krizës së krijuar nga koronavirusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.

“Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, tha Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Për veprime të mëtejshme, këshillojmë pasagjerët që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?