Koronavirusi nuk ndal zjarret e Ditës së Verës në Korçë

Qyteti i Korçës ka nisur të festojë mbrëmjen e sotme largimin e stinës së dimrit dhe ardhjen e asaj të pranverës. Edhe pse në një situatë të rënduar nga koronavirusi sërish ata nuk janë ndalur të ndezin zjarre dhe të urojnë njëri-tjetrin për verë të mbarë dhe më shumë të mira.

Sipas traditës së kësaj feste të vjetër pagane, gjatë natës ndizen zjarre në të gjitha lagjet karakteristike të qytetit, të cilat janë kapërcyer nga fëmijë dhe të rritur si pjesë e një rituali që simbolizon largimin e së keqes.

Banorët të grumbulluar rreth zjarreve, kanë uruar gjithë shqiptarët për një verë të mbarë pasi Korça feston dy herë mbërritjen e Ditës së Verës edhe në 1 mars edhe në 14 mars.

Sipas traditës, Dita e Verës në Korçë është festuar brez pas brezi dhe gjithmonë është shoqëruar me përgatitje të ëmbëlsirave prej brumi, që simbolizojnë bujarinë dhe mbarësinë që sjell pranvera.

Ora News - Koronavirusi nuk ndal zjarret e Ditës së Verës në Korçë

SHKARKO APP