Koronavirusi nuk ndalet! Më shumë se 218 mijë të infektuar dhe 8810 viktima

Në botë ka më shumë se 218 mijë njerëz të infektuar me koronavirus, dhe më shumë se 8800 mijë të vdekur.

Ngadalësimi i epidemisë së koronavirusit në Kinë është konfirmuar teksa sot nuk ka patur asnjë të infektuar veç 34 raste të importuara nga jashtë vendit.. Por alarmi është në nivelet më të larta në SHBA dhe veçanërisht në Europë.
Pas polemikave për të mbyllur shkollat ​​në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa qeveria ka vendosur ta praktikojë këtë masë në fund të javës në tentative për të frenuar koronavirusin teksa vendi ka regjistruar 2644 raste me infeksion dhe 72 vdekje.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është rritur në rreth 150 kurse të infektuarit numërohen në mbi 9400. Marina amerikane do të dërgojë një anije spitalore me 1.000 shtretër në portin e Nju Jorkut për të ndihmuar qytetin më të madh të vendit në përgjigjen e tij ndaj koronavirusit.

Autoritetet në Kansas kanë urdhëruar mbylljen e shkollave publike kurse Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka deklaruar se shkollat ​​nuk kanë gjasa të rihapen këtë pranverë.

Në Kanada kryeministri Trudeau ka vendosur të injektojë në ekonomi 14 miliardë dollar teksa vendi ka regjistruar 9 vdekje dhe rreth 730 raste infeksioni.

Në Gjermani numri i të infektuarve është rritur në mbi 12 mijë dhe 28 viktima nga koronavirusi.

Spanja po kalon një situate tejet dramatike teksa në vend ka rreth 15 mijë raste infeksioni dhe 638 viktima.

Ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca ka njoftuar për viktimën e dytë nga koronavirusi ndërsa në vend janë rreth 100 raste infeksioni.

Koreja e Jugut po përjeton ditën e pestë rradhazi me më pak se 100 raste të testuar pozitiv në ditë. Sipas autoriteteve numri I viktimave ka shkuar në 91 kurse të infektuarit në rreth 8560

147 persona të tjerë kanë vdekur në 24 orët e fundit në Iran për shkak të pandemisë për një total prej 1140 viktimash në Republikën Islamike kurse rastet e konfirmuara të infeksionit janë 17,361.

SHKARKO APP