Koronavirusi nuk ndalet në Krujë, konfirmohen 4 raste të reja sot

Janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19, sot në Krujë dhe Fushë-Krujë. Kjo zonë mbetet ende aktive që prej rasteve të para që u konfirmuan filimisht në një fasoneri të qytetit Krujës.

Janë riaktivizuar rastet pozitive me COVID-19 nëpër fasoneri. Sërish bëhet fjala për Bashkinë e Krujës, aty ku ka 3 raste në qytetin e Krujës kurse një tjetër në Fushë- Krujë.

Kishte ditë që nuk dilnin raste me COVID-19 nga fasoneritë por sërish janë rikthyer aty ku ishte dhe problematika më e madhe, në Krujë.

Opozita bëri thirrje që fasoneritë të mbylleshin dhe punonjësit të paguheshin por qeveria nuk i mbylli fasoneritë, vetëm ato që nuk plotësonin kushtet higjieno- sanitare.

SHKARKO APP