Koronavirusi, Panariti i “shtrin” dorën qeverisë: Duhet të jetë sfidë kombëtare, jo partiake
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti ishte ftuar në emisionin “Aktualitet” përballë gazetarit Bejdo Malo për të folur në lidhje me koronavirusin dhe situatën e menaxhimit të tij në Shqipëri.
Panariti tha se masat e marra janë të vonuara duke përmendur situatën në Aeroportin e Rinasit si dhe bashkëpunimin mes ekspertëve të opozitës me ata të mazhorancës duke lënë të kuptohet se nuk është koha për politikë.
Shembull mori Izraelin ku tha se nuk ka shans që të shkelë njeri në këtë vend pa u futur 2 javë në karantinë.
Si ish- funksionar i OBSH-së ai tha se ” ky është një organ konsultativ që duhet ti dëgjohet fjala, nuk është koha për politikë, nuk mund të mos ketë bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës në nivel ekspertësh jo si politikan.
Këtu mund të përmend specialist shumë të mirë si Tritan Shehu apo Petrit Vasili të cilët edhe kanë përvojë në menaxhim situatash të tilla.
Nuk mund të konceptohet kjo si një sfidë partiake por duhet konceptuar si një sfidë kombëtare.
Duhet ta shohim me optimizëm këtë situatë dhe kjo duhet zgjidhur me ndërgjegjësim më shumë se me ndëshkim“, – tha Panariti duke pasur parasysh sanksionet që vuri qeveria pasditen e sotme të cilat do të shoqërohen me gjobë nëse nuk respektohen rregullat e mbrojtjes ndaj koronavirusit.