Koronavirusi “paralizon” institucionet në Berat, boom rastesh pozitive

Regjistrohen raste të reja me Covid 19 në Berat. Rastet e infeksionit janë shënuar në burgun e Beratit, ku kanë rezultuar pozituvë për koronavirusin një gardian, një operator, një kuzhiner dhe një inspektor.

Gjithashtu janë infektuar me Covid një mjeke infeksioniste dhe një infermiere në repartin Covid në spitalin rajonal dhe një infermiere në Qendrën Shëndetësore numër 2.

Raste me Covid janë regjistruar dhe në Gjykatën e Beratit, ku janë infektuar dy punojës të administratës dhe një prokuror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koronavirusi vijon të përhapet dhe në institucionet arsimore, ku janë infektuar një sanitare në kopshtin “Barrikadë” dhe dy mësues në shkollën  9 vjeçare “22 Nëntori”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?