“Koronavirusi përhapet edhe nga veshjet e mjekëve”, shkencëtarët u kërkojnë t’i dezinfektojnë dhe tregojnë sa ditë mund të qëndrojë virusi në këpucë

Një raport i ri nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pretendon se këpucët mund të transmetojnë virusin COVID-19, ndonëse probabiliteti për t’u infektuar nga virusi është më i lartë dhe më i mundshëm me kontakt të afërt, sesa nga këpucët e kontaminuara.

Studimi mblodhi shtupa mostrash nga dyshemeja, mausë kompjuterash, kanaçe plehrasht etj në një repart të përgjithshëm me pacientë COVID-19 pozitivë. Gjysma e këpucëve të veshura nga stafi mjekësor në ICU ishin testuar pozitive për virusin SARS-CoV-2, shkruajne mediat e huaja.

E gjithë kjo vërteton studimin se këpucët e veshura nga stafi mjekësor mund të bartin dhe depozitojnë në mënyrë efektive virusin larg burimit.

Rreziku i mbartjes së virusit në këpucë për publikun vjen nga vendet ku ka pacientë me COVID, si në spitale.

Carol Winner i tha Huffington Post: “Këpucët janë në pjesën më të largët të trupit, pra ndodhen larg fytyrës dhe ne e dimë se rreziku më i madh i transmetimit është nga personi në person, jo nga këpucët te personi”. Megjithatë, ekspertët kanë thënë ndër vite se materialet e këpucëve mund të mbajnë viruse dhe baktere në mënyrë efektive.

Sipas një studimi të vitit 2008 të botuar nga Charles Gerba, mikrobiolog dhe profesor në Universitetin e Arizonës, thembra e këpucëve është e mbuluar me 421,000 baktere, viruse dhe parazit.

Këshillat kryesore për të cilët virologët dhe ekspertët e ndryshëm sugjerojnë është që të mbani një palë këpucë të vetme ekskluzivisht për t’i veshur dhe përdorur jashtë shtëpisë tuaj, të cilat ju ose i lini jashtë dhe dezinfektoni siç kërkohet.

Virologia Dr Lisa Cross gjithashtu këshilloi publikun që të tregojë kujdes për larjen e këpucëve për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Virusi mund të mbijetojë në thembrat e këpucëve deri në pesë ditë. Shumica e këpucëve kanë një thembër gome jo poroze, në të cilën virusi mund të mbijetojë edhe pesë ditë. Këshillohet dezinfektimi i këpucëve duke i fshirë ose duke i larë ato (në varësi të materialit)”.

 

SHKARKO APP