Koronavirusi, Prokurori i antimafias: Në këtë moment, në rrezik nga mafia janë të gjitha sektorët e ekonomisë

Flet prokurori italian i antimafias Francesco Lo Voi për krimin në këtë kohë koronavirusi.

Alba Kepi: Autoritetet italiane, Ministria e Brendshme, Antimafia, Departamenti i Policisë kanë disa ditë që kanë dhënë alarmin mbi rrezikun mafioz në sistemin ekonomik në këtë fazë kritike për ekonominë për shkak të emergjencës sanitare. Cilat janë sektorët e ekonomisë më të rrezikuar nga ky rrezik?

Prokurori Francesco Lo Voi: Në këtë moment në rrezik nga mafia janë të gjitha sektorët e ekonomisë. Një nga qëllimet e mafias është infiltrimi në mënyra të ndryshme në ekonominë e ligjshme si në riciklimin e parave, si dhe në dhënien e një imazhi ligjshmërie, pastërtie, korrektësie të aktivitetit të tyre, duke transformuar paratë me prejardhje të paligjshme në aktivitete sipërmarrëse të tipologjive të ndryshme, pra duke përdorur këto para për të blerë biznese të ndryshme. Në këtë periudhë në mënyrë të veçantë sipas sinjalizimeve dhe të autoriteteve, duhet kushtuar shumë vëmendje sektorëve që vuajnë më shumë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga izolimi i pandemisë. Mendoj se një vëmendje i duhet kushtuar sektorit të turizmit, që në mënyrë të veçantë prej kohësh është nën interesin e mafias, e që momnetalisht po vuan më shumë se çdo sektor tjetër, i dëmtuar gajtë sezonit të pranverës e që rrezikon të ketë dëme të mëdha dhe gjatë stinës së verës. E pra është e mundhsme që mungesa e të ardhurave financiare mund të zëvendësohet nga fluksi i parave që mund të vij nga organizatat mafioze që ofrohen për të mbështetur këto sipërmarrje e që në këtë moment nis puna e penetrimit të tyre në keta sektorë. Po ashtu në rrezik është sektori i restoranteve, restorantet janë të mbylluara, baret, lokalet janë të mbylluara e thuhet se mjaft prej tyre nuk do mundin të rihapin për shkak të humbjeve të mëdha ekonomike. E pra në kwta sektorë mafia mund të ndërhyjë duke dhënë para borxh që më pas shndërrohen në fajde, në zhvatje, në blerje të detyrueshme biznesesh të vogla e të mesme, por dhe të mëdha. Është një alarm që vjen nga nga eksperienca e së shkuarës. Mafia ka tentuar gjithmonë të ndërhyrjë në aktivitetet tregtare e financiare që në kohë paqeje, e ka më shumë arsye të tentojw ta bëjë e mund të bëjë në periudha të vështira siç është kjo që po kalojmë sot.

Alba Kepi: Pra me sa kuptoj mungesa e parave con sot mafian të blej biznese e kompani ën vështirësi ekonomike?

Francesco Lo Voi: Po dhe për këtë fakt unë uroj që masat e marra nga qeveria italiane e për më shumë ato që priten të merren nga Bashkimi Europian të jenë sa më të shpejta e efikase, pikërisht sepse autoritetet shtetërore e Bashkimi Europian duhet të jenë të aftë të ndëryjnë para se të ndërhyjë mafia që ka gati paratë e në dispozicion. E ju falenderoj për sensibilitetin që po tregoni në thellimin e kësaj problematike. Për momentin po flasim për një alarm që ende nuk është provuar, pra ende nuk kemi prova konkrete të paktën në territorin e Palermos, e në gjithë zonën Perëndimore siçiliane që departamenti ynë mbulon. Por kur flitet për mafia më mirë të japim një alarm më shumë se sa një alarm më pak. Është një alarm i bazuar në ekspereincën e mëparshme e dua të kujtoj një rast konkret.

Në vitin 1989 kur sapo kishte rënë Muri i Berlinit e vendet e Europës Lindore, po hapeshin drejt një forme të re lëvizje, qarkullimi personash, shkëmbimi tregtar me perëndimin,  gjatë një përgjimi të një bisede telefonike mes dy mafiozëve ku njëri ishte në Itali e tjetri në Gjermani i pari thoshte tjetrit të shkonte në vendet e Lindjes e të blentte gjithcka, resotrante, hotele, shtëpi, biznese. pra gjtihcka. E ky është shembulli që nga një momenti historik i rëndësishëm politik e global, mafia dinte të përfitonte e të shfrytëzonte mundësitë ekonomike për ricklimin e parave, për të investuar e për të fshehur kapitalet e paligjshme jo vetëm në Italia por dhe jashtë .

Alba Kepi: Në këtë moment kur mjaft vende janë në regjimin e lockdoën e ekonomia është ndaluar nodshta dhe ricklimi i parave të pista ësthë në stand by Apo është e kundërta?

Francesko Lo Voi. Kohë më parë për të cikluar parate duhej të sillje para cash, ndësa sot majfton një click e një kompjuter e paratë bëjnë xhiron e botës. Në Itali ekzistojnë instrumente ligjorë për të kontrolluar këtë fluks ilegal, por jo gjithmonë në vende europiane e jo europine ekzistojnë isntrumente legjislative e ligjore që të parandalojnë këtë rrezik. Ricklimi bëhet më i vësthirë për tu kuptuar kur mungon legjislacioni në vendet ndërmejtëse me të cilat kryhet.

Alba Kepi; Në këtë moment kritik ekonomik shfaqet dhe një tjetër rrezik ai i inflitrimit të grupeve mafioze në përfitimin e tenderave publike apo të fondeve europiane?

Francesco Lo Voi: Në këtë moment dhe aktivitetet publike kanë pësuar një ngadalësim të fortë apo dhe një stop absolut të punës së tyre prandaj them se duhet t’i kushtohet vëmendje mënyrës se si do të rinisin punën këto aktivitet, lëvizjes së flukseve e cikleve financiare. Në këtë fokus kontrolli financiare dhe ai i autoriteteve policore është mjaft i rëndësishëm. E thelbësore është që të krijohen kushtet që të mos ndjehet nevoja per paratë e mafias në rinisjen e aktivitetit të punës, pra fondet e tenderat publike e europiane të jenë efikase e të shpejta.

Alba Kepi: Një tjetër reezik që sinjalizojnë sot autoritetet është roli e infiltrimi i mafias në fushatat e solidaritetet për familjet në nevojë. Në c’mënyrë lëviz mafia në këtë dretim?

Prokurori Francesco Lo Voi; Të gjitha mafiat kanë nevoje për konsensusin social. për të fituar konsensus të ri, njerëz të rinj që ua dinë për nder ndihmën që u kanë dhënë. Sic mund të jetë shembull në Kolumbi rasti i Pablo Escobar që ndërton shtëpia për t’ia dhuruar familjeve më të varfëra në qytetin e tij apo dhe në Itali ku disa persona pjesë të organizatave mafioze kanë ndihmuar persona me shkëmbimin e një favori të vogël ose të madh. E pra në këtë moment ësthë i rëndësishem solidariteti i pavaruar, pa ndërmejtës për të evituar ndërhyrjen e mafias në këtë moment nevoje ekonomike.

Alba Kepi: Prej disa vitesh raprotet e Departamentit të Antimafias Italaine nënvizojnë rrezikun e grupeve amfioze shqiptare në italis si një gna mafiat më të rrezikshme të huaja e lidhru ngushtë sidomos me Ndranghetan kalabreze. A ka sinjale që mafiat e huaja e në vecanti ajo shqiptare po aktivisohen dhe në këtë emergjencë sanitare ekonomike në Itali?

Francesco Lo Voi: Them se në këtë moment ka një vëmendje të vecantë për mafian në territorin kombëtar italian. Rreziku i elementëve kriminel e mafiozë shqiptarë nuk është vecanërisht i lartë, sepse ne kete moment eshte mjaft e vësthirë që grupe mafioze të huaja të veprojne ne territorin italian pa një pakt, nnje marrëveshje me mafian vendase. Por është ende shpejt për të pasur një kuadër të plotë na duhet ta analizojmë mirë pas situatës post Covid 19.

Alba Kepi: Për ta mbyllur do doja një reflektim apo një koment nga eksperienca juaj mbi Shqipërinë. Shqipëria është një vend i brishtë që po mundohet të ndërtoj pilastrat e sistemin të drejtësisë, të sistemit gjyqësor e policorë. Cilat mendoni janë pikët më kritike ku shteti shqiptar dueht të ketë kujdes për ndëritmin e nëj sistemi sa më të shëndetshëm.

Francesco Lo Voi: Fillimisht dua të falenderoj qeverinë shqitpare për disponibilitetin spontan e të menjëherëshëm në ndihmë të Italisë kundër pandemisë, Është një shenjë sinjal i rëndësishëm jo vetëm solidariteti por dhe afërsi gjeografike e histtroike që lidh dy vendet tona. Shqipëria ka një rrugëtim të ri demokratik, ka institucioen të reja e po përpiqet të ndushoj ksuhtet sociale të popullit shqiptar. në ngritjen e këtyre sektorëve të rinj si në forcën e ligjit e në sistemin e drejtësisë ka kontribuar shumë Bashkimi Europian.

Dy gjërat thelbësore që duhen marrë parasysh në ngritjen e një sistemi të tillë janë, Ndërtimi i një sistemi të forcës së ligjit , gjyqësorë e policorë që të jetë i aftë të luftoj në mënyrë efikase e të vërtetë aktivitetin kriminal si dhe të ndërtoj një legjislacion me mekanizmat më të rëndësishëm e kryesorë që do të mund të ndihmoj në luftën kundër organizatave kriminale.

Burimi: Ora News

SHKARKO APP