Koronavirusi “pushton” institucionet në Berat, ku janë rastet e reja sot

Koronavirusi vijon të prekë institucionet në Berat. Abcnews.al mason se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë, një gardian burgu, një operator i IEPV Berat, një kuzhinier dhe një inspektor po në këtë burg.

Të prekur kanë rezultuar edhe në spitalin Rajonal. Mësohet se janë konfirmuar të infektuar: një mjeke infeksioniste, një infermiere në repartin Covid, si dhe dy infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr.2.

Ndërkaq, raste pozitive janë konfirmuar edhe në gjykatën e Beratit. Bëhet me dije se kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së tamponit dy punonjëse administratë, një prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat.

Të infektuar kanë rezultuar edhe dy mësuese në shkollën 9-vjecare “22 Tetori” si dhe  një sanitare në kopshtin “Barrikadë”.

SHKARKO APP