Koronavirusi, Shefja e Infektivit në QSUT: Moshat e treta janë më të rrezikuara, fëmijët më pak
Shefja e Infektivit të QSUT Najada Como duke folur për koronavirusin në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u shpreh se moshat e treta janë më të rrezikuara.
Como tha se fëmijët janë më pak të rrezikuarit, ndërsa shtoi se Shqipëria ka marrë shtesë, menjëherë pasi koronavirusi u përhap me shpejtësi në Itali.
“Më të cenuar janë moshat e treta, sepse ata kanë më tepër rrezik të preken nga sëmundje të ndryshme. Fëmijët për fat të mirë pak preken dhe ky është një lajm i mirë. Nuk ka asnjë fëmijë viktimë. Duke qenë se Italia shtë një vend afër nesh, ne kemi marrë masa shtesë”, tha Como.
Duke folur për koronavirusin, ajo deklaroi se menjëherë sapo është raportuar për këtë virus, janë monitoruar të gjithë ata persona që erdhën nga Kina për në Shqipëri.
Çomo u shpreh se shteti shqiptar ka vepruar menjëherë dhe me efekasitet.
“Me këtë rast janë angazhuar shumë struktura shtetërore. Qytetarëte që kanë ardhur nga Kina iu është bërë monitorim. Ata janë monitoruar në porte, në dogana dhe në cdo vend tjetër ku ka hyrje-dalje. Ata rezultuan negativë dhe kishte sukses nga strukturat shtetërore. Edhe shqiptarë kishte që janë monitoruar. Masat e para rezultoi efikase për popullatën që ka ardhur nga Kina në Shqipëri. Ne kemi qenë profesional në punën tonë. Është e vërtetë që jemi në sezon gripi. Nuk jemi në situatë të jashtëzakonshme. Kemi persona të sëmurë rëndë, kemi edhe të shtuar në urgjencë, por gjithsesi gjithçka paraqitet e kontrolluar.”, u shpreh Como.